Tom Cruise dhe Shakira në një romancë? Aktori ‘i marrosur’ pas këngëtares kërkon ta ndjek nga mbrapa (Video)

11/05/2023 13:40

Tom Cruise thuhet se është “jashtëzakonisht i interesuar” për të ndjekur një romancë me Shakirën, pasi dyshja u panë së bashku në Çmimin e Madh të Formula 1 në Miami gjatë fundjavës.

Burime për Page Six thanë se ka “kimi” mes të dyve, dhe që të dy janë beqarë. “Ai është jashtëzakonisht i interesuar ta ndjekë atë për mbrapa. Shakira ka nevojë për një jastëk të butë për të rënë mbi të, dhe ai mund të jetë Tom”, tha burimi për gazetën, ndërsa e quajti Cruise një djal të bukur dhe të talentuar.

Ata vunë re gjithashtu se ajo nuk është më e gjatë se Cruise, i cili është rreth 170 cm. Pas takimit të tyre në Grand Prix në Miami, Cruise dyshohet se i dërgoi lule këngëtares kolumbiane. Gjithashtu, ai u shfaq një video që tregonte të dy duke biseduar gjatë ngjarjes.

Shakira u nda me ish-bashkëshortin e saj, futbollistin Gerard Piqué, në vitin 2022 pas 11 vitesh së bashku. Shakira aludoi se Pique e kishte tradhtuar në këngën e saj “Monotonía”.

Cruise, ndërkohë, nuk ka qenë në një lidhje dashurie me askënd që kur u përfol se për një raport romantik me yllin e Mission Impossible – Dead Reckoning, Hayley Atwell, sipas tabloidit britanik The Sun. Para kësaj ka qenë  i martuar me Katie Holmes, nga e cila u divorcua në vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA