2096 të burgosur janë përjashtuar nga e drejta  për të votuar pasi përfshihen në kategorinë e ndalimeve të ligjit numër 138 që përfshin të dënuarit e formës së prerë të akuzuar nga vrasja deri tek trafiqet e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Me katër burgje nën juridiksion, në gjykatën e kryeqytetit janë regjistruar kërkesat e 333 të burgosurve që kërkojnë të përfshihen në  listat e zgjedhësve aty ku gjendet burgu dhe jo në njësinë ku kanë pasur vendbanimin.

 “Deri të premten në drekë pranohen kërkesat dhe gjyqtarët  do qëndrojnë në detyre për të shqyrtuar kërkesat deri në orën 12 të të dielës”, tha Donald Xhelili.

Emiliano Shullazi është një nga të burgosurit i cili teksa nga 2016 mbahet në burg dhe ka referuar jo pak kërkesa për gjykimin në themel,  gjykata e Tiranës i ka pranuar një kërkesë dhe ajo është e drejta për të votuar.

Të tjerë që kërkojnë të votojnë për vendoret janë Viktor Ymeri, Agim Pepkolaj, Artur Tema e Nikoll Dorozi.

Disa të burgosurve u është rrëzuar kërkesa në gjykatë, pasi gjykata po mban dy qëndrime referuar vendimit të gjykatës kushtetuese për vendbanimin

 Por a mund të quhet burgu vendbanim?

Gjykata kushtetuese e ka bërë të qartë prej 2007  ku dhe shprehet se për zgjedhjet vendore ligjvënësi e lidh të drejtën e votës me vendbanimin, kurse në zgjedhjet e përgjithshme jo. Por që sipas ligjit vendbanim është vendi ku shtetasi për shkak të punës, shërbimit të përhershëm , ndodhjes së pasurisë dhe interesave të veta qëndron në të shumtën e kohës. Në këtë kuptim , burgu është vendqëndrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA