Këshilli bashkiak i Corleone thotë se prezenca e të birit të Totò Riina, Salvuccio dëmton reputacionin e qytetit.
Ish-bastioni i mafias Corleone në Siçili ka kërkuar “largim të shpejtë” të rezidentit të dënuar për aktivitet mafioz dhe biri i një prej gangsterëve më të frikshëm të vendit.
46 vjeçari Giuseppe Salvatore Riina, i njohur ndryshe si Salvuccio, i burgosur më parë për nëntë vjet me akuza zhvatjeje, pastrim parash e lidhje mafioze, është kthyer një muaj më parë në qytetin e lindjes. Ai është djali i tretë i kreut sicilian të mafias Salvatore “Totò” Riina, i cili ka vdekur në burg pa arrestimit në 2017, sipas raportimeve.
Disa javë pas kthimit të tij, qeveria lokale e Corleone, qytezë e portretizuar si bastioni mafias në librin e filmit e njohur Kumbari (The Godfather) votoi në favor të një rezolute për të kërkuar largimin e tij në mënyrë që komuniteti të distancohet nga e kaluara e lidhur me mafian.
“Ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë se Corleone kërkon të lërë prapa të kaluarën e mafias duke refuzuar qytetarë si Salvuccio Riina që nuk është distancuar ndonjëherë nga krimet e babait të tij Totò,” thuhet në rezolutë.
Rezoluta iu dërgua autoriteteve të rendit por vendimi final do të mbetet për bashkinë e kryeqytetit të Siçilisë.
Totò Riina ishte bërë kreu i familjes mafioze Corleone që prej viteve 1970-të dhe raportohet se ka kthyer Siçilinë në një qendër të trafikut të heroinës.
I biri Salvuccio, u dënua për aktivitete mafioze në 2004, dhe jetonte në veri të Italisë deri në kthimin e tij ‘në origjinë’ një muaj më parë.
Në vitin 2016 ai shkroi dhe një libër me titull “Jeta familjare Riina” që shkaktoi mjaft polemika në vend derisa u ndalua nga shumë shpërndarës.
Top Channel