Presidenti i Polonisë vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

11/05/2023 09:46

Mbërrin në Tiranë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Duda është pritur me një ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Përmes një komunikate për shtyp, Presidenca njoftoi më herët se në takimin mes krerëve të shtetit, Begaj do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj.

Pas takimit në Presidencë, Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:20. Dhe më vonë dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

Agjenda:

11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj

12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp

16:30-17:15  Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni

FOTO GALERI
21/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA