Foto ilustruese

Një 16-vjeçar është plagosuri aksidentalisht me armën e shërbimit të babait të shokut të tij rreth orës 10:20 në Tepelenë.

T. GJ. punonjës policie në DVP Gjirokastër është pezulluar nga detyra dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij hetimin disiplinor.

Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, ka shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë. Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA