Qeveria ka vendosur të ndërhyjë për të mbrojtur dëmtimin e eksporteve shqiptare nga zhvlerësimi i euros.
Ministria e Financave pas konsultimit me shoqatat eksportuese ka njoftuar marrjen e masave emergjente për efektet negative që ka sjellë rënia e euros me 8% në harkun e një viti.
Masat pritet të zgjidhin krizën për para “cash” që bizneset po përjetojnë, ndërsa një grup pune do të ngrihet për të zgjidhur pasojat në afatgjatë
“Ngritja e tatim fitimit për eksportuesit për të krijuar likuiditet. Krijimin e një grupi pune të përbashkët. Bankat do të bëjnë të mundur ristrukturimin e kredive në mënyrë që kostot e bizneseve të ulen. Lidhja e kontratave forward.”- tha ministrja Delina Ibrahimaj.
Eksportuesit tashmë presin edhe reagimin e Bankës së Shqipërisë për situatën, ndërsa deri më tani institucioni monetar ka kundërshtuar të ndërhyjë për të forcuar kursin e euros në treg.
Top Channel