Zyra e Komisionerit për Të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të Dhënave Personale u kërkon subjekteve zgjedhore  të ndërpresin telefonatat apo mesazhet drejtuar qytetarëve për t’i votuar, pasi konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale.

Për këtë do të nisë një hetim si ndaj subjekteve zgjedhore dhe operatorëve ekonomikë.

Në telefonat tuaj mund të kenë mbërritur  telefonata apo mesazhe si këto  nga subjekte politike që kërkojnë  t’i votoni  të dielën më 14 maj. Përveç se të drejtohen me emër mbiemër, madje kërkojnë të dinë nëse do ta kenë mbështetjen tuaj duke të pyetur indirekt  për votën e e cila është e fshehtë.

Qytetarë të ndryshëm janë ankuar pranë Komisionerit  për të Drejtën e Informimit  dhe mbrojtjen e të dhënave personale. I cili e konsideron përpunim të paligjshëm të të dhënave personale  i cili bie  në kundërshtim  me ligjin për mbrojtejn e të dhënave personale.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale  nëpërmjet një  deklarate të shpërndarë në e-mail në redaksi të mediave sqaron  ka vendosur në dispozicion të partive politike dhe të çdo subjekti zgjedhor, por edhe të gjithë publikut Udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”.

Në këtë dokument shpjegohet edhe më qartë qasja në raport me përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale.

Nisur çfarë po ndodh  nga subjektet politike të cilët kanë tashmë të gjithë numrat e telefonit të votuesve  duke i shqetësuar ata edhe në orë të vona, Zyra e Komisionerit deklaron se do të hetojë çdo rast të shkeljes së ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” nga çdo subjekt zgjedhor apo operator ekonomik.

Zyra e Komisionerit, gjithashtu, u bën thirrje të gjithë subjekteve zgjedhore të ndalojnë menjëherë çdo përpunim të paligjshëm të të dhënave personale. Në këto raste ligji për mbrojtjen e të dhënave personale parashikon ndëshkim me gjobë që varion nga 10 mijë lekë të reja deri në 2 milion lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA