Kufiri detar, negociata të reja! Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh e konfirmon presidenti Begaj

11/05/2023 15:09

Në harkun kohor të katër viteve presidenti Polonisë, Andrzej Duda zhvilloi vizitën e dytë zyrtare në Tiranë.

Nga konferenca e përbashkët me shtyp, presidenti Bajram Begaj konfirmoi lajmin i cili po qarkullonte prej disa ditësh,  në lidhje me pasjen mbi tavolinë të një kërkesë për të lëshuar autorizimin për negociatat të reja me Greqinë për sa i përket çështjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe vendit fqinj.

Po është e vërtetë që unë kam një kërkesë nga ana e Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme, e cila është e shoqëruar me një relacion shpjegues. Si President i Republikës në zbatim të detyrimeve kushtetuese, këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin më maksimal dhe besoj që është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje.  Zgjidhja e saj është e bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, në aktet e ligjet ndërkombëtare, në marrëveshjet ndërkombëtare, në ligjet e brendshme, por edhe në rregullat e fqinjësisë së mirë dhe të reciprocitetit. Greqia është një partner strategjik i yni, por është edhe një partner i rëndësishëm ekonomik”.- u shpreh Begaj.

Një burim nga presidenca pohoi për Top Channel se dokumenti dërguar presidentit mban titullin “Kërkesë për autorizimin e negociatave ndërmjet Republikës së Shqipërisë  dhe Republikës së Greqisë për referimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave të tyre detare”.

Gjatë vizitës në Tiranë të Ministrit Grek për punët e jashtëme Nikos Dendias në Tetor 2020, kryeministri Edi Rama, deklaroi dakortësinë mes dy qeverive për ta zhgjidhur këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA