Një 40-vjeçar është vënë në pranga në kryeqytet, pasi dyshohet se ka kërcënuar me mesazhe një punonjës policie.
Meklaud Kashari i dërgonte mesazhe me përmbajtje kërcënuese policit rrugor, pasi ky i fundit e kishte gjobitur.
Ngjarja ka ndodhur në 29 prill, kur pasi është gjobitur nga polici N.H, Kashari e ka telefonuar duke e ofenduar e shantazhuar. Efektivi bërë kallëzimin dhe autori u ndalua nga kolegët e tij.
Top Channel mëson se pak dite më parë, kërcënime serioze për jetën ka marrë dhe një tjetër oficer në policinë e Tiranës. Efektivi me inicialet Sh. M u kërcënua pas bllokimit të një mjeti të blinduar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin M. K., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular.
Top Channel