![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-06-191656-1-859x600_sd-800x450.jpg)
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij për dezinformimin në rritje në Kosovë.
Ai ka thënë se një prej prioriteteve të Shteteve të Bashkuara është rritja e sigurisë kibernetike.
Diplomati amerikan po merr pjesë në Konferencën për Integritetin e Informacionit, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, DISICON.
“Një nga prioritet kryesore të SHBA-ve është rritja e sigurisë kibernetike dhe informacionit, kjo përfshin edhe ndalimin e dezinformatave. Dezinformimi këtu në Kosovë është i vazhdueshëm dhe është problem që gjithnjë po rritet“, tha Hovenier.
Ndërsa shefja e Sektorit Politik në Zyrën e Bashkimit Evropian, AnnaCarin Platon, ka thënë se kërcënimet kibernetike janë sfidë globale dhe për të zhdukur këtë dukuri kërkohet angazhim nga të gjithë.
Top Channel