Me sloganin e partisë socialiste për të sulmuar koalicionin bashkë fitojmë, Sali Berisha në një takim me të rinjtë, me të njëjtën gjuhë iu kthye Edi Ramës.
“Jemi prag zgjedhjeve, natyrisht nuk mund të mos themi se në këto 10 vite,po ti karakterizojmë në rrafshin filozofik, kanë qenë vite të një kohe të ndaluar, në kuptimin që progresi, zhvillimi i Shqipërisë, avancimi i këtij procesi që është jetik për Shqipërinë,u ngadalësua në mënyrë të jashtëzakonshme, njohu edhe prapa kthehu.”– tha Berisha.
Duke u kthyer pas në kohë, Berisha krahason qeverisjen e tij me atë të Ramës, duke vlerësuar me nota negative drejtimin e vendit nga të majtët.
“Shqipëria, që në 2013 ishte me rrogat më të larta në rajon u katandis sërish në vendin më të varfër me rrogat më të ulëta në rajon me vetëm 20% të qytetarëve të saj që marrin ndihmë ekonomike dhe janë në nevojë për ndihmë ekonomike”.- tha Berisha.
Pasdite Berisha do të zbresë në terren për të mbyllur fushatën në Kurbin, Lezhë dhe Shkodër.
Top Channel