Aksidenti tragjik në Itali! 18-vjeçari shqiptar humb kontrollin e makinës dhe përplaset me një mjet tjetër

11/05/2023 13:15

18-vjeçari shqiptar Admir Hoti ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik në unazën e Portogruaros në Itali.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 10 majit, në unazën Mattei u përplasën dy makina, ndërsa i riu po udhëtonte me babanë e tij.

I riu u dërgua me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni, por nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve.

 I riu me Fiat Grande Punto po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro. Pasi kaloi nëpër një rrethrrotullim, shoferi vazhdoi drejt unazës Mattei kur, pranë një kthese humbi kontrollin.

Një Chevrolet po mbërrinte në drejtim të kundërt, u përpoq të shmangte goditjen, por aksidenti ishte i pashmangshëm dhe i fortë.

 Shoferi i Chevrolet, i cili mbeti i plagosur ishte bllokuar brenda kabinës së pasagjerëve, ndërsa makina tjetër u nda në dy pjesë.

“Do të mbetesh gjithmonë në zemrën time, tashmë më mungon shumë”, shkruhej në mesazhet e lamtumirës të publikuara në rrjetet sociale nga miqtë e të riut.

Më 22 korrik ai do të festonte ditëlindjen e tij të 19-të.

I pasionuar pas motorëve, Admiri shpesh postonte në rrjetet sociale video të BMË Serisë 3 që vëllai i tij përdorte në vend të një motoçikletë enduro dhe fotot të makinës Fiat Grande Punto, në të cilën ai fatkeqësisht humbi jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA