Një automjet që drejtohej nga një i mitur ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga një 60-vjeçar me emrin Frrok Hila, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.
Policia bën me dije që i mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ngjarja ka ndodhur orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel