U godit nga trageti i linjës Durrës-Bari, mbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut/ 3 peshkatarë ndodheshin në bord

10/05/2023 08:11
Foto ilustruese

Një peshkarexhë është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut.

Paraprakisht deklarohet se anija e peshkimit u godit nga njëri prej trageteve të linjës  Durrës-Bari. Përplasja shkaktoi çarje të saj, ndërsa 3 peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen ‘Eltoni”, që po fundoste në ujë, duke përdorur një zader, mjet i vogël shpëtimi.

Ngjarja ndodhi afër mesnatës në dalje të portit, pranë fenerit, ndërsa alarmi u dha nga familjarë e shqetësuar të peshkatarëve, që ndodheshin në bord, pasi kishin humbur kontaktet me ta.

Një operacion kërkim-shpëtimi u organizua më pas nga autoritetet portuale, duke mundësuar gjetjen dhe nxjerrjen në breg të peshkatarëve të anijes “Eltoni”.

Pasi u shpëtuan nga rreziku i mbytjes, të tre u dërguan për një kontroll shëndetësor në spitalin e Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA