Sezoni turistik i këtij viti pritet të ketë një rritje te numrit te turisteve në rreth 25-30% krahasuar me një vit më parë.
Kjo pranohet edhe nga operatoret turistike në Vlorë referuar edhe kërkesave apo prenotimeve. Edhe pse një problematikë mbetet fuqia punëtore. Për Anisa Cenon, administratore hoteli në Vlorë, turizmi në qytetin bregdetar dita ditës por merr formën e një turizmi të zgjatur në kohë. Aktualisht, sipas saj, turistët kanë mbërritur prej muajit të kaluar dhe janë nga gjithë Europa, madje edhe deri nga Azia. Sipas Cenos, pritshmëritë janë pozitive dhe rezervimet janë bërë edhe për muajin shtator.
Por në Vlorë këtë sezon veror duket se janë shtuar dhe kapacitetet hoteliere. Jona Aliraj menaxhere në një njësi hoteliere, çelur vetëm 15 ditë më parë, thotë se hotelin e kanë vizituar pushuesit e parë, të cilët përgjithësisht janë vendas. Edhe pse një si njësi e re hotelerie, gjeografia e rezervimeve nis nga Franca e në mbarë Europën.
Ndërkohë që ky sezon premton të ketë një fluks turistësh, duket se problemi i fuqisë punëtore, është evident, ndërsa synohet që turizmi të jetëgjatësohet në Vlorë.
Top Channel