Një 37-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi të digjte një farmaci.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasja M. K., ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet policore, të cilat kanë bërë identifikimin dhe ndalimin e 37-vjeçares, si dhe është sekuestruar bidoni me lëndë djegëse që u gjet në derën e farmacisë dhe një aparat celular.

E pyetur në polici se përse e bëri këtë veprim, 37 vjecarja tha se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA