Pak pasi Sali Berisha kishte përfunduar mitingun elektoral në Lushnjë, nisi Edi Rama, duke rikujtuar me forcën e argumentit, pozicionin e palëkundur të SHBA-ve me Berishën non-grata.
“Kur ata miq na thonë ky individ i padëshiruar për ne, na thonë ju lutem ne duam që Shqipëria të bëhet me e fuqishme. Çfarë bëjmë kur këta aleat na thonë mos na e nxirrni para sysh, atë fytyrë të padëshiruar atë individ që është i damkosur për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë“- tha Edi Rama në Lushnjë.
Edi Rama e shikon mbështetjen e Berishës dhe Metës, për kandidatin e Himarës Fredi Beleri, si një anti-shqiptari e vërtetë.
“Shëmbëlltyrë e skutave më të thella të kaluarës që nuk i gjen më sot në Greqi. Thotë do helenizoj Himarën, goja e tij është në gjendje të artikulojë ato gjëra të zëza që i ka vuajtur kaq shumë edhe miqësia jonë me Greqinë. Sot na del ky fant spathi në Himarë i hedhur nga faqja e zezë e Shqipërisë“- tha Rama.
Top Channel