Nis “Chopin Piano Fest”/ Në Prishtinë, edhe pianistë nga vende që nuk e njohin Kosovën

10/05/2023 15:40

Ka startuar edicioni i 13-të i Chopin Piano FEST Prishtina 2023 që mblodhi në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare pianistë të shquar vendas dhe ndërkombëtarë, që interpretojnë jo vetëm veprat e Chopin-it, por edhe kompozitorë të tjerë të njohur, klasikë dhe bashkëkohorë.

Në këtë edicion, u rikthye një formacion i cili ishte themeluar dhjetë vjet më parë, nga profesoresha Lila Pula.

Gjatë një muaji të këtij festivali, do të mbahen rreth 13 koncerte, ndërsa organizatorët janë përpjekur të sjellin në Kosovë pianistë nga vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, duke kontribuuar në diplomacinë kulturore.

Chopin Piano FEST Prishtina, ofron interpretime si nga pianistë me famë botërore ashtu edhe nga talentet vendore dhe shërben si platformë shkëmbimi kulturor mes artistëve kosovarë dhe artistëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Koncertet do të jepen falas për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA