Modelja italiane e programit Big Brother Italy, Monica Sirianni është ndarë papritur nga jeta pasi humbi ndjenjat gjatë një mbrëmjeje në bar me miqtë.
37-vjeçarja italiane e lindur në Australi, nisi të ndjehej keq të premten teksa kishte dalë me miqtë në qytezën Sauveria Mannelli, në provincën jugore të Catanzaro.
Zonjusha Sirianni ishte dërguar me urgjencë në spital, ku ishte shpallur çuditërisht e vdekur.
Ish-modelja televizive ishte shfaqur në versionin italian të programit ‘Reality’ në vitet 2011 e 2012.
Ajo ka lindur në Australi nga prindër italianë që kishin emigruar nga rajoni Kalabrisë para se të lindte, teksa më vonë Sirianni u kthye në Itali në moshë të rritur ku ishte vendosur në rajonin verior të Lombardisë, shkruan rrjeti vendas Ansa.
Përveç karrierës së shkurtër televizive ajo jepte mësime anglishteje.
Sirianni kishte ardhur prej disa ditësh në Catanzaro që ishte dhe vendi i origjinës së prindërve të saj.
Raportimet thonë se po punohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së papritur teksa asnjë informacion nuk është publikuar ende për publikun.
Doktorët nuk përjashtojnë mundësinë e një ataku të papritur kardiak, shkruan rrejti britanik Daily Mail.
Rrjeti vendor Gazzetta del Sud, tha se trupi pritet të riatdhesohet te prindërit e saj në Sydney të Australisë pas mbylljes së hetimeve.
Me lajmin e vdekjes së saj, homazhe të shumta bëheshin në rrjetet sociale.
“Dua të kujtoj këtë vjazën e mrekullueshme Monica Sirianni, ish-konkurente në Big Brother dhe më pas mësuese, që u nda papritur nga jeta”, shkruante një dashamirës në Twitter.
Një tjetër shtonte: ‘Oh Zot … kjo është e pabesueshme … ngushëllime familjes”.
Top Channel