Nis fushata në Kosovë/ Kurti, Hamza e Abdixhiku startojnë garën për zgjedhjet e 7 qershorit, në “sulm” që ditën e parë
29/05 12:28
Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë sa i përket luftës në Ukrainë.
Ekzekutivi ka harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në pakon e 10 të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë sot se në kuadër të sanksioneve ekonomike do të përfshihen edhe ndalimi i eksporteve të teknologjisë kritike në Rusi dhe kufizimin e shtetasve rus në çfarëdo pozicioni insitucional.
Krahas kësaj, Qeveria në mbledhjen e sotme ka dhënë mendim pozitiv për nismën legjislativie të Kuvendit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zgjedhje të përgjithshme.
Top Channel