Dy persona që dyshohet se kanë kërcënuar administratorin e Buzit në Memaliaj që të mos votojë në zgjedhjet e 14 majit janë vënë nën hetim.

Pas kallëzimit në polici nga administratori Fatjon Isufi, ka nisur procedimi ndaj 44-vjeçarit me iniciale Klodian Zaçe dhe 60-vjeçarit me iniciale Yzeir Hyseni.

Ky incident ndodh vetëm katër para ditës së zgjedhjeve. Në garë për bashkinë e Memaliajt janë kryebashkiaku aktual, kandidat për një mandat tjetër Gjolek Guci, i Partisë Socialiste dhe Albert Malaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F. I., se ishte kanosur nga 2 shtetas, për mospjesëmarrje në zgjedhje, menjëherë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasit e dyshuar, si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm.

Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 44 vjeç dhe Y. H., 60 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në fshatin Buz, Memaliaj, kanë kanosur me fjalë, për mospjesëmarrjen në zgjedhje, shtetasin F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA