I shpëtuan rrezikut, mbërrijnë në port tre peshkatarët e peshkarexhës së mbytur në ujërat e Adriatikut

10/05/2023 08:44
Momenti kur 3 peshkatarët mbërrijnë në portin e Durrësit

Tre peshkatarët, të cilët ndodheshin në peshkarëxhën e cila u mbyt pas përplasjes me një traget Durrës-Bari, kanë mbërritur në portin e Durrësit.

Ata janë janë kapiteni Selim Agasi dhe peshkatarët Klajdi Kaxhiu dhe Muhamet Elcapity. Ky i fundit nga Egjipti, pjesë e kontingjentit të punonjësve që vijnë nga ky vend afrikan për të punuar në sektorin e peshkimit në Durrës. Menjëherë ata u dërguan në spitalin e Durrësit, për të bërë kontrollet e nevojshme shëndetësore.

Ata i shpëtuan rrezikut të mbytjes, pasi në ndihmë i erdhën autoritetet portuale. Ngjarja ndodhi afër mesnatës, pranë fenerit, ndërsa alarmi u dha nga familjarë e shqetësuar të peshkatarëve, pasi kishin humbur kontaktet me ta.

Përplasja me një nga tragetet e linjës  Durrës-Bari, shkaktoi çarje të peshkarexhës ndërsa peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen ‘Elton 1”, që po fundoste në ujë, duke përdorur një zader, mjet i vogël shpëtimi.

Incidenti detar ka ndodhur rreth 4 milje larg portit të Durrësit, në hapësirën detare. Peshkarexha “Elton 1”, ka qenë duke u kthyer nga gjuetia, ndërsa trageti po lundronte drejt Barit. Të dyja palët kanë pretendime ndaj njëra-tjetrës, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin më tej incidentin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA