Orkestra e Ansamblit Popullor udhëhequr nga violinisti Alban Tahiri është duke dhënë shfaqje në disa qytete të Jugut.
Instrumentistët, këngëtarët dhe vallëtarët u ndalën dje në Gjirokastër për koncertin “Folk on Tour”. Ansambli solli për publikun pjesë të zgjedhura të folkut kombëtar si dhe këngë e valle të Jugut. Spikatën interpretimet e këngëve “Dallëndyshe e vogël” , “ Trëndafili” apo “Hapi sytë e zezë”. Gjithashtu atmosferën e plotësuan vallet e Skraparit, të Dropullit, të Dardhës, vallja çame ajo e Tropojës dhe Rugovës.
Denisa Gjezo këngëtare e Ansamblit me një karrierë të gjatë që ka nisur në Gjirokastër solli motive të Jugut që u duartrokitën gjatë nga publiku
“Folk on Tour” ka udhëtuar në Përmet, Gjirokastër e Libohovë por do të vijojë me turneun artistik edhe në qytete të tjera.
Repertori që kombinoi këngën qytetare me polifoninë dhe motivet e valleve nga shumë krahina të vendit e rendit këtë ngjarje ndër më të rëndësishmet e jetës artistike këtë vit në Jug.
Top Channel