Një makinë është përfshirë nga flakët teksa lëvizte në aksin rrugor Tiranë – Elbasan këtë mesditë.

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 40 vjeç.

Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht automjeti.

Nuk ka shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA