Digjet makina e kandidatit socialist në Has
10/05/2023 10:30
Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit në pronësi të tij.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate në aksin rrugor “Krume-Golaj”. Zjarri ka rënë në garazhin e Mulajt.
Si pasojë, është djegur plotësisht automjeti, ndërsa flakët janë neutralizuar nga zjarrfikësit, duke penguar përhapjen e zjarrit në godinat aty pranë.
Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Nuk dihet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. Për ngjarjen ka nisur tashmë hetimi.
Top Channel