Belind Këlliçi në fshatrat e Tiranës: Do të emërojmë një nënkryetar vetëm për punët e fshatit

10/05/2023 12:07

Në bashkinë e drejtuar nga të majtët për herë të parë u emërua një kryebashkiak për natën në kryeqytet.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, po mendon emërimin e një nënkryetari, dedikuar vetëm fshatit.

“Me Belind Këlliçin kryetar, fshatrat e Tiranës do të përfaqësohen me një nënkryetar në bashkinë e Tiranës. Që do dedikohet vetëm, vetëm për punët, investimet dhe rritjen e potencialit ekonomik të fshatit të Tiranës. Është e pafalshme që fshatrat e Tiranës sot janë në gjendje të mjerueshme”.

Në takimet elektorale me banorë të Petrelës, Farkës. Këlliçi përsëriti premtimin që drejtuesit e njësive administrative të zgjidhen nga vetë qytetarët.

“Se çfarë është mirë për ju këtu në zonën e Petrelës dhe të Bërzhitës e dini ju. Unë kam për detyrë, e para të rikthej kompetencat e plota të drejtuesve të njësive administrative, për shkak të një dështimi total dhe të plotë të reformës territoriale të vitit 2014, që ka larguar qytetarin nga shërbimet. Kështu që unë ju jap fjalën, që pas 14 majit, drejtuesit tuaj do t’i zgjidhni ju”.

Heqja e taksës së ndërtimit për shtëpitë e para, ishte angazhimi që Këlliçi mori para banorëve të Petrelës.

“Premtimi i parë është që për shtëpitë e para do të heqim dhe do të lehtësojmë padiskutim taksën e ndërtimit. Për shtëpitë e para, është shumë e rëndësishme. Një problem që ma keni thënë që ditën e parë që kam ardhur në Bërzhitë dhe të cilin pas 14 majit unë do ta bëj realitet”.

Infrastrukturë rrugore për zonat rurale, subvencione për fermerët dhe furnizimi me ujë ishin disa nga pikat e planit që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u prezantoi banorëve te zonave rurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA