“Arturo Ui” dramë e Bertolt Brecht do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë.
Si një bashkëpunim mes Teatri Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar Manastir vetëm për mbrëmjen e 10 majit, me regji nga Qëndrim Rijani.
Hyrja për publikun do të jetë e lirë dhe shfaqja do të titrohet në gjuhën shqipe.
Regjisori Qëndrim Rijani premton për shfaqen një koncept i ri modern. Njeriun e dalldisur pas ambicieve të tija të pakufizuara – gradualisht shndërrohet në një bishë skizofrene e rrezikshme për mbarë njerëzimin.
Në këtë shfaqje trajtohen pikërisht jeta dhe bëmat një individ të tillë…apo njohur ndërkombëtarisht si Hitleri.
Qëndrim Rijani, regjisor i shfaqjes. “Arturo Ui” është një nga dramat më të famshme të shekullit të njëzetë. Autori Bertolt Brecht e shkroi atë brenda tre javësh, në një periudhë të frikshme, kur gjendej refugjat politik në Danimarkë i arratisur nga vendi i tij, Gjermania, me pasuri të konfiskuar nga Gestapo si “shkrimtar komunist”.
Top Channel