Një makinë është përplasur me autobusin e Petrelës këtë paradite në Sauk, duke lënë të plagosur dy persona.

Paraprakisht raportohet se mjeti tip “Audi” ka hyrë kundërvajtje, duke shkaktuar aksidentin. Shoferi i makinës dhe një nga pasagjerët e autobusit janë lënduar nga përplasja.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyre kundërvajtje duke i dale para autobusit urban dhe është shkaktuar aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA