Zhdukja e turistit holandez në kanionet e Osumit/ Dëshmitari: Nuk kishin asnjë masë sigurie, bashkëshortja e tij në gjendje të rënduar

09/05/2023 21:01

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me zhdukjen e një turisti holandez, i cili po eksploronte kanionet e Osumit.

Dëshmitarët të cilët kanë gjetur bashkëshorten e të zhdukurit, bëjnë me dije për Top Channel se e gjetën gruan pranë lumit të pa pajisur me asnjë masë sigurie për lundrimin në kanion.

Ata tregojnë se zonja ishte në gjende të rënduar shëndetësore dhe se e dërguan atë menjëherë në spital. Edhe pse kanë kaluar dy ditë duke kërkuar turistin e huaj, nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e tij.

“Ditën e djeshme rreth orës 12:00 po bënim rafting me turistë në zonën e Kanionit të Osumit në Skrapar, ku pamë një grua që kërkonte ndihmë. Ajo dukej e pafuqishme dhe ne ndaluam dhe e çuam në spital në një gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo tregoi se kishte ardhur nga Holanda bashkë me bashkëshortin e saj dhe po eksploronin kanionin. Zonja ishte pa jelek shpëtimi e pa skafandër, pra masat e sigurisë ishin zero dhe kishe bërë rreth 4 kilometra not pa veshje të posaçme, pasi e kishte marrë rryma. Bashkëshortin e saj e kishte marrë rrjedha dhe nga dita e djeshme, së bashku me polumbarët e RENEA-s po krehim zonën por nuk kemi mundur të gjejmë gjë.”- tha dëshmitari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA