“Kavaja nuk duhet ta përsërisë zhgënjimin e përjetuar gjatë qeverisjes lokale të demokratëve”, u tha Edi Rama banorëve të këtij qyteti ku adhurimi për Sali Berishën nuk mungon.

“Nuk i kam thënë ndonjëherë turpi Shqipërisë po e përcakton damka që i kanë vënë në lule të ballit aleatët dhe partnerët tanë më të mëdhenj. Unë kam bërë shumë beteja me sidomos atë gërdallën e madhe, por nuk i kam thënë ndonjëherë turpi i Shqipërisë. Sot e them këtë fjalë sepse nuk jam unë që e kam përcaktuar, por e përcakton si turpin e Shqipërisë damka që i kanë vënë në lule të ballit aleatët dhe partnerët tanë më të mëdhenj“, tha Rama.

Edi Rama shpjegoi se ku do të jetë vëmendja e ndërkombëtarëve tek ajo çfarë do prodhojë 14 Maji.

“Aleatët do numërojnë votat që do marrë non grata për të kuptuar sa shqiptarë akoma nuk e kanë kuptuar, dhe si dreqin akoma këta shqiptarët nuk e kuptojnë që kjo nuk është një çështje personale, kjo është një çështje shumë më e thellë se sa çështja e një shteti gjigand me një individ që në vetvete është një kokrrizë rëre në oqean, por që përfaqëson faktikisht dhe fatkeqësisht një individ që ka qenë një i gjithëpushtetshëm në Shqipëri dhe që ka dhënë të gjitha provat për t’u bërë i padëshirueshëm”, shtoi kryeministri.

“Ky nuk është interesi i vendit, por përveçse nuk është interesi kombëtar dhe nuk është interesi i vendit, nuk diskutohet nuk është as interesi i opozitës sepse opozita kështu ngelet peng dhe duke ngelur opozita peng, nuk ka asnjë shans që të hapë qoftë edhe një derë përveç derës së SHQUP-it, por kjo bie ndesh edhe me të gjitha arsyet për të cilat këta dolën kundër komunizmit, kjo bie ndesh dhe për të gjitha arsyet pse familjet e tyre kishin një prejardhje që i vendoste kundër komunizmit, me njerëz të pushkatuar, me njerëz të burgosur, njerëz të syrgjynosur, me njerëz të persekutuar sepse arsyeja pse ata u goditën pa mëshirë nga komunizmi, ishte Amerika. Ata për Amerikën e për perëndimin u goditën, sepse nuk donin Moskën e nuk donin Kremlinin”, përfundoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA