Arti dhe historia shqiptare do të shkrihen në një, me premierën botërore, operën solemne “ Gjergj Kastriot Skënderbeu, Kryezot i Arbërit”.
Nën kompozimin e Vasil Toles, shkruar mbi tekstin e Fan Nolit, kjo vepër vihet në skenë si fituesja e konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore, shpallur më 2018.
Solemne do të përcillet kjo opera, në 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe Korit të Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentëve të Sieva Borzak, Dritan Lumshi dhe Hajrullah Syla.
Katër do të jenë solistët e kësaj vepre: baritoni Artur Vera, tenori Gerald Murrja, sopranoja Eva Golemi dhe mezzo-sopranoja Amelda Papa”. Vepra do të ngjitet në skenë më 9 maj.
Top Channel