Policia britanike arrestoi 64 persona në ditën e kurorëzimit të mbretit Charles III, pasi kryen veprime për të prishur organizimin madhështor në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministri i Brendshëm Chris Philp raportoi para deputetëve se forcat e rendit të vendit qëndruan në gatishëmri gjatë gjithë kohës, e më pas vunë re veprimet e dyshimta që kryen.
“Informacioni i fundit është se janë bërë 64 arrestime.Nuk do të komentoj për raste individuale apo vendime konkrete, por arrestimet përfshijnë persona që kryen veprime të tjera kriminale gjatë organizimit. Policia vuri re veprime të dyshimta, që shkaktuan shqetësim publik. Të gjitha komplotet që u organizuan për të prishur kurorëzimin u penguan nga një kombinim i punës së inteligjencës dhe policisë në terren. Është krejtësisht e pasaktë të thuhet se e drejta për të protestuar po nuk ekziston. Siç e theksova, qindra e qindra njerëz protestuan në mënyrë paqësore dhe të ligjshme në ditën e kurorëzimit. Ata e bënë këtë pa ngacmuar dhe pa pengesa. Ajo që nuk ekziston është e drejta për të shkaktuar përçarje tek anëtarët e tjerë të shoqërisë. Kjo është ajo që ligjet tona kërkojnë të parandalojnë”, tha Chris Philp – Ministër i Brendshëm.
Ngjarja më e rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar u finalizua të shtunën, me kurorëzimin e Mbretit Charles III.
Organizimi madhështor u planifikua prej muajsh, që asgjë të mos mungonte. Përpos kostos së lartë i gjithë vendi qëndroi në gatishmëri, për të shmangur incidentet që mund të shkaktoheshin nga të pranishmit.
Top Channel