Dy turistet belge dhe franceze që kanë humbur jetën sot në Qafën e Valbonës, janë nisur për të hiking në fshatin e Valbonës nga Thethi.

Sipas informacioneve paraprake, dy vajzat janë nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, kanë kaluar në pjesën malore, aty ku janë përballur me dëborën që ende është e pranishme.

Pa informacionin e duhur për terrenin dhe shtigjet, vajzat kanë vendosur të kalojnë mes dëborës. Dyshohet se ato kane rrëshqitur në dëborë, janë rrezuar dhe pastaj janë edhe goditur nga një ortek. Drejt vendit të ngjarjes, janë nisur policia dhe banoret e zonës.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku në 10 Maj të vitit të kaluar humbi jetën një turist gjerman.

Aktualisht policia dhe forcat e Emergjencave Civile po punojnë për nxjerrjen trupave, pasi terreni është shumë i vështirë dhe motit i keq, dhe punonjësit e Policisë, e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera.

Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA