Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën Fredi Beleri, pas deklaratës së fortë të këtij të fundit në Greqi se do të ‘helenizojë Himarën’.

Në Top Story, Rama iu përgjigj me gjuhë të ashpër Belerit, duke e cilësuar atë si kandidatin më analfabet dhe më skandaloz që nuk ka lidhje me kandidatët e tjerë të opozitës. Rama tha se ai garon me mbështetjen e “faqes së zezë të Shqipërisë” për të helenizuar Himarën.

Aty bëhet fjalë për kandidatin më skandaloz, më të padurueshëm, më të pagëlltitshëm, të patretshëm sepse s’është kandidat i opozitës si të tjerët. Është një analfabet dhe një i paudhë i cili ka marrë mbështetjen e faqes së zezë, i cili garon me faqen e zezë për të helenizuar Himarën. Ai ka folur, ka kohë që flet për këto maskarallëqe që i shkojnë në mend që janë të pagëlltitshme në kohën që jetojmë dhe s’kanë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke. Guxon ai në Republikën e Shqipërisë të flasë për helenizim të bashkisë se Himarës, këtë fjali ka pasur një periudhë që partitë politike shqiptare, PD, PS kanë vajtur bashkë në Himarë dhe kanë mbajt qëndrim të përbashkët. Atëherë ai kandidati atëherë s’ka guxuar ta thotë këtë që thotë ky hajvan sot”- tha Rama.

Rama tha se e ka sulmuar kandidatin e “Bashkë fitojmë” për arsye shumë më tepër sesa politike. Sipas kryesocialistit është ofendim i madh për të gjithë Republikën që një kandidat të nezë atë zjarr në Himarë.

Për një arsye që është shumë më tepër sesa politike. Ka të bëjë me ofendimin e madh që i bën RSH dhe të gjithëve ne. Ai ka thënë shumë gjëra përpara, ky është analfabet funksional dhe person i paudhë që ka kërkuar ta ndezë atë zjarrin në Himarë, ja dhanë në dorë pishtarin këta të dy. Ai insert që doli këtu, ai thotë me mbështetjen e partive politike në Greqi të helenizojmë Himarën, ndërkohë që është me mbështetjen e dy forcave politike në Shqipëri “Bashkë Fitojmë”. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Prandaj them un që janë faqja e zezë e gjithë Shqipërisë. Jo se e them unë që janë faqja e zezë, por pasi marrin një damkë që nuk shlyhet kurrë. Hiqeni pak këtë se nuk duam ta shohim me sy thonë dhe ai tjetri që behet bashkë me këtë. Përtej të gjithave bëjnë dhe patriot. Të vetmen gjë që kanë këta në dorë, s’kanë asgjë në dorë veç të bëjnë ‘ham ham’ kot dhe të mos lejojnë me atë firmën e tyre që në RSH, përtej kandidatëve të tjerë. Ishte njëri në Kurbim thoshte votoni për xhaxhin”- shtoi më tej Rama.

Rama tha se nuk mund të mbeshtet një kandidat për kryetar bashkie i cili përveçse ka qenë i dënuar, ka qenë i dyshuar për vrasje të ushtarakëve në Peshkopi.

Mbështesin atë, njeriun që ka qenë i dyshuar për vrasje të ushtarakëve shqiptarë në Peshkopi për një periudhë kohë ka pasur dhe dënime, këta e marrin dhe e mbështesin. Kjo tregon këta nuk kanë imamn as fe as asgjë. Hajde t’i japim Himarën një njeriu, ai maskara do vërë në vend padrejtësitë e 60 vjetëve. Ai njeriu kur un kam bërë punë konkrete me komunitetin e himarjotëve që janë me origjinë të hershme greke në Amerikë për pronat, me avokatët e tyre kemi bërë punë fantastike, për të gjithë historinë e pronave. Ky maskara thoshte po zgjidhi Rama pronat ne na ikën çdo shans që të helinizopjmë Himarën. Kjo s’është çështje opinionesh, është një faqe e zezë, bojë e zezë, e një vule në ballë që është… është e aleatit dhe partnerit më strategjik të Shqipërisë. Dele janë kandidatët, njerëz pa respekt për veten që i vihen në dispozicion. Këto zgjedhje do bëjnë krisjen e madhe, do bëhet dallimi.”- tha Rama në Top Story.

Kandidati i Bashkë Fitojmë për Himarën, Fredi Beleri, një prej personave të dyshuar pjesëmarrës në “Masakrën e Peshkëpisë”, në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë, në një intervistë për gazetën Protothema i mëshoi tezës së Helenizimit, duke thënë: “Është jetike për helenizmin e Himarës që t’i tejkalojë pengesat që e ndalojnë të ketë mundësi, punë të mira, të gëzojë pasurinë që na është mohuar prej 60 vitesh, për të pasur arsimim në gjuhën e nënës për të gjithë dhe për të shkëlqyer, sepse e meriton, në përparimin e procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Prandaj dhe zgjedhja ime do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë, të cilat i falënderoj me gjithë zemër, do të ndihmojë në bashkëpunimin mes dy vendeve, një kusht i nevojshëm për përparimin tone”.

Top Channel