Ndryshe nga herët e shkuara, rrugëtimin drejt përballjes finale politika zgjodhi ta bënte ndryshe.
Kjo fushatë elektorale i pati te gjitha ngjyrat si nga forma dhe përmbajta. Siparin e ironive thumbuese e çeli Edi Rama kur vuri në lojë kandidatin e Sali Berishës për Tiranën, të cilit i vuri ne qafe një fizarmonike.
Rama: Lali Eri ka lindur me këmishë e duan dhe ata qe i dhurojnë kandidatin më të lodhur, i kane gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur firzamonikën.
Në tentativën për ta mbrojtur të zgjedhurin e tij, Sali Berisha vetëm sa shtoi dozën e ironisë.
Berisha: Belind ti je esmer natyral, ai është nxirë!
Rama: Të qeshim pak dhe në të tjerët. Shikoni kur thotë se do ju bëj transport falas…
Berisha: Kaq shumë merren me autobusin saqë janë gati të të shndërrohen ne pasagjer
Jashtë shënjestrës se sulmeve nuk mbeti as Ilir Meta, i cili ka ndarë karrigen e pushtetit sa me të majtët po aq dhe me të djathtët.
Rama: Pandi s’më ka ndihmuar ta sjell në rrugë të mbare, vetëm qeshte se e kishte ngrëne e me para nga Likja, prandaj shkuar andej se thotë këta vjedhin me fort të bashkohem me ta.
Berisha: Jo mor jo, unë them hajde këtu tu tregojmë këtyre burrave dhe grave se çfarë ke firmosur ti paf paf paf dhe dap fap fap.
Misioni i Edi Ramës në këto zgjedhje është t’i japë fund karrierës politike të Berishës dhe Metës, siç hoqi apendicitin nga trupi i tij, një operacion qe kundërshtari politik premton t’ja bëjë të vështirë.
“Tani duhet te heqim zorrën qorre“- shprehet vazhdimisht Rama që prej nisjes së fushatës.
“I ngeli zorra e trashë në gojë“- është shprehur Berisha.
Nga hard rocku tek vallja e Tropojës kjo fushatë i kishte të gjitha notat e pentagramit.
Rama: Cohu Rexh se je nga Tropoja, Safet po nuk kërceve s’je kuksian.
Berisha: Po po Rexha dhe Safeti dine vetëm vallen e lekut!
E konsideruar si një ndër fushatat më të qeta në 32 vite procese zgjedhore, aktorët politik kane lënë mënjane armët dhe kanë ngritur volumin e muzikës në pritje të finishit.
“A ma vini tit vullkanin ju lutem“- thoshte Rama duke kërcyer nga Kamza.
“Kërcen Rama nga Belaja”– ia pret Berisha.
Top Channel