Alban Skënderaj i uron fitoren Veliajt: Puna në Tiranë flet vetë! Kam 15 vite që e njoh, ruan të njëjtën energji dhe pasion

09/05/2023 09:22

Disa vite më parë Alban Skënderaj sapo kishte nisur rrugëtimin e tij drejt suksesit në muzikë, ndërsa Veliaj angazhimin në shoqërinë civile me “Mjaft”.

Sot Albani është një nga zërat më të dashur për publikun ndërsa Veliaj kërkon më 14 maj një tjetër kontratë bashkëpunimi me qytetarët pas dy mandateve të suksesshëm në krye të Bashkisë së Tiranës.

Përmes një videomesazhi, Alban Skënderaj i uron Veliaj fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Ai thekson se puna në Tiranë flet vetë dhe shpreh bindjen se ai do të mundë të vendosë një gur shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë shqiptare.

“Unë tek Erioni kam besuar tek cilësitë e tij, edhe kur ai ishte shumë më i ri dhe nuk kishte as pushtet, as post, asgjë. Kjo është për të qenë koherent dhe jam koherent me mendimet e idealet e mia dhe më bën përshtypje se në gjithë këto vite, nuk e kam parë kurrë t’i ulet ritmi. Domethënë, 15 vjet, çdo ditë që unë e njoh është gjithmonë i njëjti, me të njëjtin fokus, me të njëjtën energji, me të njëjtin pasion dhe realisht ajo që më pëlqen më shumë tek Erioni është që është si në jetën e tij të përditshme, me miq, me shokët, si në punë, si në politikë, si në qasje me publikun i njëjti dhe mua më pëlqen shumë ky fakti që është imazhi i politikanit të ri.

Unë kam përshtypjen që puna në Tiranë flet vetë. Kush ka sy të shikojë, shikon dhe kush ka veshë të dëgjojë, dëgjon. A ka probleme? Patjetër që ka, patjetër që mund të bëhet edhe më mirë, por unë por unë tek Erioni shikoj pikërisht këtë: vullnetin për t’u përmirësuar çdo ditë, nuk është kurrë i kënaqur dhe është kritiku më i madh i vetes, apo jo?! Unë Erionit i uroj çdo të mirë, si shok, si mik por edhe si një njeri që mund të vendosë një gur shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë shqiptare”, thekson Alban Skënderaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA