Haki Bajrami, i kërkuar për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë u vetëdorëzua sot, pasi e kaloi kufirin fshehtas dhe nga Kosova dhe hyri në Shqipëri.

50 vjeçari nga Peja e Kosovës hodhi akuza për ngjarjen e Llakatundit, aty ku ai akuzohet se dogji banesën e ish partneres, me të cilën i kërkuari është bërë baba i një djali dy vjeç.

Hoxha: Kush ia vendosi flakën shtëpisë?

Bajrami: Plaka 100% se ka eksperta, për interes për t’i rregullu shtëpinë, puna e lekëve, se unë e kam mbajt gjallë, nëse unë do t’i kisha vënë flakën shtëpisë, nuk kisha pru makinën tek porta, sdo e kisha marrë çunin me vet.

Hoxha: Ku është gruaja tani?

Bajrami: Në Gjermani me burrin, me atë që është martu. Djali im është në Gjermani.

Prokuroria e Vlorës e akuzon Bajramin, kumbarin e fëmijës së çiftit Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendin se pasi i vunë flakën shtëpisë së Lutfie Fanaj, rrezikuan jetën e saj dhe të nipit 14 vjeç. Prokuroria thotë se ish dhëndri Bajrami që u njoh me vajzën e familjes Nomi Bilo, reagoi dhunshëm pasi ajo e la dhe u kthye në vendlindje së bashku me fëmijën.

Fillimisht thekson prokuroria, ndaj të moshuarës dhe adoleshentit u ushtrua dhunë dhe pasi janë lënë pa ndjenja, ua ka mbyllur banesën duke i vendosur zjarrin.

Bajrami: U ka rënë në fiktë, i kam marrë i kam nxjerrë në krevat, prej frike nga ne, ajo ka mëndu me më fut mu brenda, por kqa me u fut për vete.

Në sistemin Tims rezulton se dy bashkëpunëtorët e dyshuar që janë lënë nga gjykata arrest me burg tentuan të largohen përmes pikës kufitare, ndërsa Bajrami me djalin e tij që e mori në Kosovë kaluan kufirin në këmbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA