Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar në në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, ku pas përplasjes së makinave janë dëmtuar pasagjerët.

Automjeti me drejtues 35-vjeçarin me iniciale S. B. është përplasur me automjetin me drejtuese 25-vjeçaren me iniciale K. M..

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar S. B. (pasagjer në automjetin me drejtues 35-vjeçarin) dhe B. M. (pasagjere në automjetin e 25-vjeçres), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA