Ne emisionin Top Story u shpallën rezultatet e sondazhit të fundit të zhvilluar në Tiranë, për zgjedhjet e 14 majit, ku qytetarët u pyetën se kush është pretendenti kryesor nga 6 kandidatët për të fituar postin e kryebashkiakut.

Sipas sondazhit të “Angi Ricerche” dhe Top Channel, nëse zgjedhjet lokale do të zhvillohen nesër 51.8% e qytetarëve do të votonin kryebashkiakun në detyrë, Erion Velaijn për një mandat të tretë në krye të bashkisë së Tiranës.

Pretendenti i dytë sipas qytetarëve të Tiranës pas Veliajt është Këlliçi, i cili ka marrë sipas sondazheve pëlqimin e 38% të qytetarëve për të qenë në krye të Bashkisë Tiranë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër.

Vetëm 6.1% do të votonin kandidatin e Partisë Demokratike Roland Bejkon, 2.3% kandidatin e pavarur Arlind Qorrin, 0.7% Lajla Përnaskën nga PDI dhe 0.5% Marko Dajtin nga Fronti i Majtë.

Të pyetur në sondazhin e “Angi Ricerche” se kush nga kandidatët për drejtimin e kryeqytetit po e bën më mirë fushatën elektorale, 49.6% mendojnë për Veliajn, 34.6% për Këlliçin dhe 5.7% për Bejkon.

Nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin ditën e nesërme, të pyetur nëse do të merrnin pjesë në votime, 60% të qytetarëve janë shprehur “Sigurisht që po” dhe “Ndoshta po”.

Ndërkohë, 51.3% e qytetarëve të bashkisë së Tiranës do të votonin Partinë Socialiste nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër. 37.8% e qytetarëve do të votonin për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, dhe 5.4% do të votonin për Partinë Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Tiranës është zhvilluar nga data 1 deri më 5 maj 2023. Gjithsej, janë intervistuar 1.057 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA