Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte ne Kavajë aty ku u takua me operatorët turistikë në hapje te sezonit veror dhe tha tashmë ja kanë dal që të kenë një sezon turistik më të gjatë.
“Dua t’ju uroj sezon më të mbarë turistik, zemra mal që shumë hotele janë të rezervuar deri në tetor. Po përgatitemi të marrim besimin do t’ja u shpërblejmë dyfish me investimet dhe aktivitetet. Të jemi të mobilizuar këtë javë dhe te arrijmë rezultat bindës të tregojmë që Kavaja nuk kthehet pas, do japim mesazh shumë të fortë”– tha Veliaj.
Erion Veliaj kujtoi se kundërshtarët e tij politikë e kanë përdorur Kavajën për të mbushur autobusët për protesta ndaj kërkoi mbështetjen për kandidatin socialist të Kavajës, për ta çuar qytetin përpara.
“Kur ishin protestat për teatrin i sillnin autobusët nga Kavaja me qytetarët për të protestuar. Kur thonë na jepni Kavajën që të rrezojmë Edi Ramën, e provoi Luli me protesta s’ja doli dot, qeveria nuk rrëzohet me protesta por me votë. E marr seriozisht këtë fushatë dhe kërkoje mbështetje se nuk duhet marrë me sportivitet diçka që ka impakt në 4 vitet e ardhshme. Unë kam nevojë që ju të mbështesni rendin që ta çoje Kavajen përpara”- tha Veliaj.
Veliaj theksoi edhe rëndësinë që ka bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkive, ndaj kërkoi voton që më 14 maj socialistët të fitojnë.
“Sot në 2023 gjysma e ekonomisë së Shqipërisë është turizëm dhe IT. Fakti që brenda 8 viteve ndryshon ekonomia e vendit do të thotë që gjithçka është e mundur kur ka bashkëpunim mes qeverisë dhe bashkisë”- tha Veliaj.
Ndonëse një bashki me histori të djathtë,Veliaj shprehu bindjen se këto zgjedhje Kavaja do të fitohet nga socialistët.
“Java e fundit e fushatës. Te hënën unë dhe Redi do jemi në krye të bashkisë së Tiranes dhe Kavajës”.- tha ai.
Top Channel