Brenda javës kryetarët e zgjedhur të komunave veriore do të duhet të mbledhin kuvendet komunale për të kryer betimin dhe marrë detyrën.

Kryetari i zgjedhur i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë se përgatitjet janë në fund.

“Jemi në komunikim e sipër me akterët relevantë përfshirë edhe lokalë edhe Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit lokal.”– shprehet Izmir Zeqiri, kryetar i zgjedhur i Zubin Potokut.

Zeqiri thotë që pret rezistencë nga strukturat ilegale, por që është i gatshëm të marrë detyrën ose edhe të djeg mandatin në mënyrë që të rifillojë puna në institucionet lokale.

“Një proces me shumë sfida për shkak të inkurajimit që po u bën shteti serbë këtyre sistemeve  ilegale, mund të provojë të rezistojë me ato metodat e veta”-shton Zeqiri.

As në komunën e Zubin Potokut nuk jepen shërbime. Qytetarët nuk duan të deklarohen për këtë, megjithatë thonë që nuk pranojnë kryetarë tjetër të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Objekti i komunës është i mbuluar me flamuj të Serbisë e grafite të së ashtuquajturës Brigada e Veriut e me mbishkrimet “ne jemi këtu, po presim”.

Në Mitrovicë të Veriut situata është më e qetë, disa departamente si ato të shërbimit civil janë funksionale. Megjithatë, për të shtuar sigurinë, policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX-i janë duke patrulluar në afërsi të objekteve të komunave.

Kryetarët e zgjedhur shqiptar për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan janë duke u refuzuar nga serbët lokale. Lista Serbe po ashtu ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë që komunat të udhëhiqen nga pakicat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA