Rindërtimi i Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte, është një zotim i kahershëm i Lulzim Bashës, të cilën kandidati për Tiranën Belind Këlliçi e risolli si premtim elektoral.
Këlliçi: Sot që ne flasim, kemi parë në muajin dhjetor një ceremoni që ka kushtuar me dhjetëra mijëra euro, për inagurimin e punimeve dhe ku sot që ne flasim kemi vetëm një gropë financiare, por mbi të gjitha shpirtërore, për të gjithë kryeqytetasit. Dua të zotohem para jush, që Teatri Kombëtar me Belind Këlliçin kryetar bashkie do të rindërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
Demokratët nuk ia dolën të pengojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, por kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Tiranën zotohet se do pengojë hedhjen në erë të një tjetër godine. Për t’ia arritur qëllimit të tij, ai ka bërë pjesë të premtimeve elektorale, propozimin e Ilir Metës për zhvillimin e referendumeve lokale.
Këlliçi: Një qytet që sot rrezikon të shembë dhe të prishë edhe Teatrin e Kukullave, godinën e Parlamentit të parë shqiptar, i cili në projektet e bashkisë Tiranë planifikohet të ndërtohet me disa restorante në katet e para dhe me lokale. Unë do t’i propozoj pas 14 majit, përmes rikthimit të referendumeve, përmes dhënies së hapësirës të gjithë qytetarëve për të vendosur ata, pra mundësinë qytetit për të vendosur për Teatrin e Kukullave.
Kandidati për Tiranën , Belind Këlliçi mblodhi artistët në gjurmën e Teatrit Kombëtar para te cilëve u zotua për ngritjen e Inspektoratit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Tiranë.
Top Channel