Fushata elektorale për lokalet e 14 Majit ka hyrë në javën e fundit, ndërkohë Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për mitingun përmbyllës të këtij rrugëtimi elektoral udhëhequr nga kryesocialisti Edi Rama.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, nga shtabi elektoral në PS, ka mësuar detajet se si është konceptuar finalizimi fushatës elektorale.

Nuk do të jetë një, por dy mitingje përmbyllëse në dy qytete të ndryshme.

Të premten, në ditën e fundit të fushatës, socialistët fillimisht planifikojnë një miting përmbyllës elektoral në Durrës.

Gjatë kësaj fushate elektorale, kryesocialisti Edi Rama i ka kushtuar një vëmendje të posaçme qytetit bregdetar ku socialistët rikandidojnë Emiriana Sakon përballë Igli Carës nga koalicioni Berisha-Meta.

Ndërkohë, mbrëmjen e të premtes, socialistët do të ketë mitingun e dytë përmbyllës në Tiranë, ku Erion Veliaj synon një mandat të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA