Bejko, takim në Zallbastar: Do të ndërtojmë pesë tregje të reja për fermerët

08/05/2023 13:51

Kandidati i Partisë Demokratike  për garën e Tiranës Roland  Bejko i zhvendosi takimet e tij elektorale në zonën e  Zall Bastarit  për të prezantuar programin e tij për zonat rurale.

Bejko: Në hyrje të Tiranës do të ketë tregje ushqimore. Do jenë 5 tregje kryesore, në 5 arterie që të fusin në Tiranë. Për shembull nga zona juaj, meqë ju kaloni te rruga e Arbrit, mu në hyrje të Tiranës. Për ju s’do jetë shumë larg, të mos futeni në Trafikun e Tiranës, por edhe për qytetarët e Tiranës të mos dalin nga Tirana, të mos dalin nga Tirana dhe të blejnë ushqimet tuaja, se nuk e bëjnë këtë gjë. Ne do t’u ofrojmë prodhime tuaja të freskëta, bio qytetarëve të Tiranës me qëllim që ekonomia juaj shtëpiake të përmirësohet.

Jashtë vëmendjes  premton se nuk do jete as turizmi malor.

Bejko: Zhvillimi i agroindustrisë, por edhe i turizmit malor do të jetë prioritet. Turizmi s’do ketë asnjë taksë për të gjithë periudhën që do zhvillohet. Do kemi edhe subvencione për nxitjen e  zhvillimit të turizmit, sidomos turizmi i bujtinave, i aventurës e sporteve të ndryshme.

Programi elektoral i Roland Bejkos  parashikon heqjen e taksës për infrastrukturën shkollore dhe përgjysmim të të gjithë taksave vendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA