Inflacioni që nga fillimi i vitit ka ardhur me ngadalësim.

Ulja e çmimeve të naftës si dhe mbiçmimi i lekut kanë dhënë efekte pozitive, por Banka e Shqipërisë paralajmëron për një tjetër rrezik për situatën e çmimeve.

Tashmë presioni për mbajtjen e lartë të inflacionit mbi nivelin 3% po vjen nga faktorë të brendshëm, si rritja e pagave dhe kostove të prodhimit.

Ekspertët presin që banka e Shqipërisë të rrisë sërish normën e interesit

“Rritja e pagave sipas planifikimit që ka bërë qeveria dhe për të cilin Banka e Shqipërisë nuk është shprehur publikisht nëse është dakort apo jo, do të sjellin patjetër presione të shtuara inflacioniste dhe veçanërisht duke filluar nga mesi i këtij viti dhe tutje. Unë parashikoj që sipas të gjitha të dhënave që janë dhe sipas analizës që ka bërë dhe Banka e Shqipërisë që ne do të kemi inflacion jo më pak se 4.5% në vitin 2024. Në fillim të vitit të ardhshëm 2024 ne do të kemi një tregues të normës bazë të interesit duku tek 4.5%, gjë që do të thotë që do të kemi një akreditim shumë të shtrenjtë sesa sot”, është shprehur gazetari i ekonomisë Bardh Sejdarasi.

Banka Evropiane Qendrore mori sërish vendim për rritjen e normës në vendimin e fundit të politikës monetare me 0.25%, ndërsa të njëjtin trend ka ndjekur edhe Banka Qendrore amerikane. Në vendin tonë inflacioni arriti në nivelin mesatar 6.5% në tremujorin e parë të këtij viti, duke zbritur nga niveli 7.8% në atë paraardhës.  Norma është nga më të ulëtat në Europë, ndonëse grupi i ushqimeve ka pësuar kapërcimin më të madh deri në 20%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA