Foto ilustruese

Një makinë ka flakë flakë në lëvizje këtë të diel në rrugën e Rinasit në kryeqytet.

Mjeti tip “Benz” është djegur plotësisht, ndërsa shoferi ka dalë pa lëndime. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.05.2023, në rrugën e Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA