Pas Kurbinit, Rama takim elektoral në Lezhë: Akademikët i lanë shëndenë tufës së deleve, ai 80-vjeç dhe kërkon vota

07/05/2023 21:25

Pas Kurbinit, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve për Majlinda Carën dhe sulmoi ashpër kundërshtarët politik Meta-Berisha, kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar turin elektoral në Lezhë.

Gjatë fjalës përballë lezhianëve, Rama nuk kurseu notat e ironisë për situatën në të cilën është katandisur opozita kur tha se edhe Mark Marku me Argon Gjekmarkajn, dy persona nga bota akademike që demokratët kishin pasur përreth, e kuptuan se ishin në ‘vathën’ e gabuar dhe u larguan.

Sipas Ramës, të dy këta figura u distancuan nga Sali Berisha sepse donin Amerikën dhe jo Moskën.

“Në 2021 në Lezhë ata kishin në krye dy njerëz, me të cilët unë kam pasur debat dhe nuk i kam pasur për zemër, por sido që të vijë puna ishin dy personazhe që vinin nga bota akademike, që përfaqësonin Lezhën e familjeve të persekutuar, që u përfshinë me PD sipas meje me naivitet të madh, por sidoqoftë u përfshinë jo për karrige, por për të vazhduar atë që ata e quanin lufta me regjimin. Ku është Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj? Me kë janë zëvendësuar dhe pse nuk janë këtu? Sepse ishin të parët që e kuptuan që kishin hyrë në vathën e gabuar. E kuptuan dhe ndryshe nga delet e tjera ngritën krye, e thanë publikisht atë që menduan dhe i lanë shëndenë tufës së deleve të një gërdalle non grata që vjen vërdallë nëpër Shqipëri. Edhe pse është bërë 80 vjeç dhe në vend që të rrijë në shtëpi e të mos lërë nam rrugëve vazhdon kërkon vota dhe flet për fitore.

Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i përkasin shpirtërisht dhe tradicionalisht asaj ane. Anës së familjeve historia e të cilave u shkrua me gjakun e konfliktit me regjimin komunist. Anës e familjeve që trashëguan idenë e të djathtës jo nga jeta akademike, apo nga librat, por e trashëguan nga kujtimi i stërgjysheve dhe gjyshërve të tyre, të cilët komunizmi i persekutoi tek cdo qelizë e familjes. Kjo është e djathta.

Pyetja është pse u ndanë ata nga komunistët? Ca donin ata? U ndanë sepse ata donin Amerikën, Perëndimin, e donin Shqipërinë si në Perëndim, ata nuk donin Moskën nuk donin komunizmin”, tha Rama.

Një koment, kryeministri e pati edhe për thirrjet e herë pas hershme “Rama ik”. Sipas kreu i qeverisë, ata nuk janë gjë tjetër veçse militantë që iu japin një 5 mijë leksh për të bërtitur kundër tij.

“Ja doli një fëmijë atje, e prisja. Gjithmonë del një fëmijë që thotë “Rama ik” në çdo miting “Rama ik”, i thonë na 5 mijë lekë ik bërtit Rama ik, dhe hajde merr 5 mijë lekshin. Ik merre tani 5 mijë lekëshin. Tani kanë mbetur vetëm kalamaj të vegjël, ose ndonjë pijanec që thotë “Rama ik””- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA