Erion Veliaj, Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, bashkë me ministren e e Kulturës, Elva Margariti, dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, përuruan veprën artistike ‘Meteor’, e instaluar në qendër të Golemit e ideuar në funksion të një hapësirë për fëmijët, por edhe të rriturit.
“Më vjen mirë që Golemi është bërë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, sidomos tani që hapet sezoni turistik. Lajmi i mirë është se, edhe pa u hapur tamam sezoni turistik, bregdeti i Kavajës është i rezervuar 100%, deri në fund të tetorit. Kjo është mirë për ekonominë, është mirë për familjet, mirë për vlerën e pronës dhe kjo është mirë për reputacionin e Golemit dhe gjithë Kavajës”.
Veliaj u ndal edhe në performancën e deri tanishme si kryebashkiak të Redjan Kralit.
“Jemi vërtet mirënjohës kur falë punës së Redit, Golemi është më i pastër, më i ndriçuar, Golemit i është rritur vlera e pronës. Nëse e krahasojmë me vetëm katër vite më parë, kemi dyfishim të vlerës së pronës dhe kjo është meritë e stafit të Bashkisë së Kavajës, e Redit dhe e gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të Golemit, që punojnë gjithë vitin, gjithë verën janë aty për të shërbyer ndaj turizmit, ndërkohë në dimër kryejnë mirëmbajtjen, që të sigurohemi që çdo sezon na gjen më mirë”, tha Veliaj.
Krahas dasmës të Luizit dhe Kiarëës, celebruar prej tij, Velija paralajmeroi një tjetër dasmë.
“Kishim dy dasma në plan këtë vit. Dasmën e parë, atë të Luizit dhe Kiarës e kryem. Tani kemi dasmën e Redit, në fund të javës tjetër. Jeni të gjithë të ftuar! Dhëndrin e kemi, nusen e kemi, është Kavaja jonë dhe ne duam që të shkojmë aty, tamam si në gëzim, si në festë, si në një bashkim të madh. Ju falenderoj me gjithë zemër! Do të doja shumë që këtë fundjavë, më shumë se të interesohemi për partitë, të interesohemi për vogëlushët tanë. Nëse këta vogëlushë e kanë qytetin më të pastër, atëherë e dimë si do shkojë 14 maji!”
Top Channel