Varrosi i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” ka treguar nëse Noziy do bënte një bashkëpunim me Luiz Ejllin.
Gjithashtu ai u pyet se nëse ishte vërtet zëri i Luizit në këngën e Elvanës dhe Noizyt, në momentin kur thërret “Noizy”, por Varrosi shprehet se nuk e di.
Ronaldo Sharka: A është e vërtetë që është zëri i Luizit dhe e dyta, a do bëhet Luizi pjesë e OTR?
Varrosi: Ore pjesë e OTR nuk them, por besoj që do ishte super gjë që Noizy dhe Luizi të bënin një këngë.
Erjola Doci: Po zëri është apo nuk është?
Varrosi: Nuk e di.
Erjona Doci: Nuk e njeh zërin e Noizyt?
Varrosi: Më duket si zëri i Noizyt me thënë të drejtën, por nuk e di, ndoshta është dhe ajo. Është diçka që nuk e di, e kanë mbajtur sekret ndoshta.
Ronaldo Sharka: Ai ka dëshirë të bëjë këngë me Luizin?
Varrosi: Përderisa Noizy e ka hedhur në Instagram dhe i ka dhënë shumë suport, besoj që po. Unë mendoj që do ishte një bashkëpunim shumë i bukur.
Erjola Doci: Do e shkruaje ti tekstin?
Varrosi: Jo tekstin e shkruajnë vetë ata, nuk kanë nevojë për tekst.
Top Channel