Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Rrëshen është treguar i pakursyer me kundërshtarët politik, Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Teksa përmendi një sërë investimesh të bëra në Mirditë, si uji, rrugë dhe shkolla, Rama tha megjithëse këto janë të mjaftueshme, nuk është argument për të votuar koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Sipas Ramës, Berisha dhe Meta do të dalin pak orë pas zgjedhjeve të 14 majit të bërtasin se PS ka vjedhur votat.
“Tani të gjitha këto nuk mjaftojnë, unë e di, po pa këto njëherë as nuk bëhet llaf dhe këto ua them që të pyes. Po mirë, shkon ua jep votën, po mirë, çfarë do bëjnë? Jo, do bëjnë ata, ua them unë, do bëjnë një gjë tjetër. Do futen aty brenda, siç e kanë bërë gjithmonë, marrin mbledhin gjithë atë tarafin e vet, e fusin brenda në bashki, mbyllin derën dhe thonë, “shëndet tani se kemi ca punë’’, i marrin fondet nga taksat këtu se nga qeveria…Jo se s’duam t’i japim ne po se si marrin dot. Nuk dinë të bëjnë projekte, s’dinë dhe i ndajnë mes njëri-tjetrit , pastaj lënë dhe ca veç e shkojnë marrin autobusa dhe ata 10 veta që ka Ndreca këtu për pastrim dhe ca të tjerë për gjelbërimin, ndriçimin e ku di unë, me kanalizime dhe 30 të tjerë, kapin dhe dy autobusa , i fusin 50 e 50 në dy autobusë dhe i nisin në Tiranë që te thonë “Rama ik’’ me dy gishta. Tani unë s’kam hallin tim se mos kujtojë njeri se do them aman mos i votoni ata se kam hall se do më vinë me autobusë me dy gishta, se sa më shumë vijnë ata me dy gishta tek unë, aq më shumë vij unë këtu me dy këmbë, kështu që ata ik e unë hajde.
E mbani mend që thonin, “Rama ik, Rama ik” ? E iku Luli. Mbani mend fjalën time, do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh, po hajde dhe punë 2-3 ditësh kur të thonë “ i vodhi, çohuni, Rama ik’’. Po këtë herë do të ikin ata të dy përfundimisht.
Ata të dy do ikin po me një ndryshim se Luli iku, po Luli është rehat, shkoi të flerë, Lulin e keni në gjumë tani. Luli pret tani ta zgjojnë e t’i thonë “hajde o Lul tani se paske qenë ti në rregull po ne s’kuptuam gjë’’. Këta nuk do ikin me fjet, këta s’flenë dot se këta kanë punë të tjera, kanë hesape të tjera dhe këto hesape të tjera do t’i lajnë në këtë botë, nuk i lajnë dot në botën tjetër, të jeni të sigurtë”- tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, drejtësia vonon por nuk harron, dhe Ilir Meta do të japë llogari për paratë në bankat e huaja.
“Drejtësia vonon, thotë populli, por nuk harron. Unë po ju them, drejtësia këtu në Shqipëri ka vonuar sa ia ka plasur shpirtin të gjithëve, por çdo ditë që kalon e ka një shans më pak të harrojë, kështu që të jeni të sigurt për këtë. Dhe të gjitha këto besoj vlejnë për të kuptuar, që mirë, çfarë do dalin të votojmë për ata? Se duhet të më japin një arsye. Një të vetme. “Do luftoj korrupsionin”, thotë Likja. Ore jeni në vete apo jo? A e kuptoni kur thotë Like Floriri do luftojë korrupsionin apo jo? A jeni në vete apo jo?
Kjo tregon që ruani ujësjellësit se erdhi ua mori tubat këtu. Se ujin harroje që e devijuan komplet. Do bëjnë transparencë, thotë Likja. Ça transparence? Likja do të shkojë të bëjë transparencë për ato kontot sa lart poshtë nëpër ato bankat e huaja të fshehta.
Mbani mend kur thoshin për mua “Edi Rama me konto offshore. Ka 200 milionë euro, ka 500 milionë euro, ka 1 miliardë, i ka në Qipro, i ka në Spanjë, i ka këtu’’? Gjithë adresat e veta! Se unë e kam thënë, njeriu normal nuk të akuzon kot pa prova, po qe se nuk e ka bërë vetë atë që të akuzon. Se duhet ta kesh bërë vetë. Se mua s’më shkon mendja t’i them njeriu ‘’ore ti ke konto offshore’’. Sa më shumë ma thonin, i thoja këtyre, ore më duket se kanë konto këta.
Po jo pse? Ore më dëgjo mua, se i bien vetë kësaj. I bie që kanë konto vetë, ka mundësi, ka dhe ky kështu që po i biem këtij. Tak, kontot filluan duke dalë. Kështu që ata janë në rregull nga ajo anë. Po këta këtu në Mirditë që nëpër zona jashtë qytetit që mendojnë që do t’u japin votë?
Për ça do t’ia japin? Vetëm për turp. Kështu që edhe për këtë, mos ma bëni këtë tani që të na turpëroni fare se mirditorëve nga të gjithë këta që janë këtej se s’ka gjë më të zgjuar se këta këtej, nuk ia ka hedhur njeri kurrë. Ça është kjo? Kjo është ta hash llokumin gabim , jo një herë, po ta hash për të gjitha herët e tjera që s’e keni ngrënë”- tha Rama.
Top Channel